Flash News

E-TJERA

BE e shqetësuar për nismat e PS: Të respektohen parimet dhe kriteret evropiane

BE e shqetësuar për nismat e PS: Të respektohen parimet dhe

Ambasadorja në ikje e Bashkimit Evropian, Christian Hohmann i ka dërguar një letër kryetares së Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka, ku i shpreh shqetësimin e unionit për nismat e lustracion të socialistëve.

Në shkresë, Hohmann kërkon që Komisioni i për Çështjet Ligjore të sigurojë se nismat e propozuara të jenë në përputhje me kuadrin ligjor dhe kriteret e përcaktuara nga Komisioni i Venecias.

“Nismat për lustracionin duhet të respektojnë standardet europiane të të drejtave të njeriut dhe ligjin. Në këtë kontekst, do të doja të sugjeroja që komisioni për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut të sigurojë që nismat aktuale ligjore janë plotësisht në përputhje me parimet dhe kriteret kryesore të nënvizuara nga komisioni i Venecias në opinionet e tij të përmendura më sipër dhe të përmbajnë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme”, thuhet në letrën e ambasadores së BE-së.

Nismat për lustracionin janë propozuar nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe Klotilda Bushka, në të cilat kërkohen ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ligjin për funksionimin e Autoriteteve të Dosjeve.

BE e shqetësuar për nismat e PS: Të respektohen parimet dhe

Të fundit