Flash News

E-TJERA

BE gati të njohë pasaportën e vaksinës kineze Sinovac, Rakacolli: Jemi në procedurë aprovimi

BE gati të njohë pasaportën e vaksinës kineze Sinovac,

Të vaksinuarit me vaksinën kineze Sinovac duhet të bëjnë tamponin për Covid-19 nëse duan të udhëtojnë jashtë shtetit, pasi pasaporta e vaksinimit nuk iu njihet.

E ftuar në emisionin "Zona Zero" në Top Channel, zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se Shqipëria është në bisedime me vendet e BE-së për njohjen e saj.

"Pasaporta e vaksinimit për vaksinën jemi në procedurë për njohjen e saj me vendet e BE-së dhe të gjitha vaksinat që janë të aprovuara nga OBSH përfshirë edhe Sinovac njihen. Jemi në procedurë aprovimi. Disa që nuk duan ta bëjnë është zgjedhja e tyre, shteti vetëm vaksinën të ofron ta bësh falas”, tha Rakacolli.

Rakacolli tha se nuk veson të ketë një mbyllje të vendit për të kaluar në një karantinë totale, teksa shtoi se qytetarët duhet të vijojnë me procesin e vaksinimit dhe mbajtjen e maskave.

"Mbyllja bëhet kur ka rrezik të madh për kolaps të sistemit shëndetësor. Kjo varet nga shërimet dhe ata që sëmuren. Nuk e besoj që do mbyllemi. Të mos arrijmë aty, përveç vaksinimit duhet mbajtur edhe maska sepse është studiuar shkencërisht që mbron”, përfundoi Rakacolli.

 

Të fundit