Flash News

E-TJERA

BE i hoqi nga tregu për përmbajtje të lëndëve kancerogjene, AKU bllokon 20 ton akullore të kompanisë “Mars”

BE i hoqi nga tregu për përmbajtje të lëndëve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar rreth 20 ton akullore të kompanisë mars në Shqipëri, që pasi Bashkimi Europian ka kërkuar heqjen nga tregu të disa produkteve të kësaj kompanie, ka rezultuar se përmbajnë substancë kancerogjene të oksidit të etilenit.

Sipas AKU, gjatë kontrollit zyrtar të kryer në dy subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjendje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua.

Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht:

Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjendje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua. Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë territorin e Shqiperise.

Me marrjen e ketij informacioni u morën masa të menjehershme nga Drejtorite Rajonale te AKU-se per bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substancës se paautorizuar të derguara nga sistemi RASFF dhe terheqjen nga tregu me destinacion asgjesimin e saj perkatesisht.

Sasia e shperndare ne treg – 16104.13 kg

Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg

Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg

Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e terhequr nga tregu 4356.69 kg u asgjësuan”, njofton AKU.

AKU me herët sqaroi se këto produkte kanë hyrë në Shqipëri në periudhën mars-maj 2021, para se BE të jepte alarmin.

 

Të fundit