Flash News

E-TJERA

BE i ndaloi të gjitha fluturimet, avioni nga Bjellorusia ulet në Rinas

BE i ndaloi të gjitha fluturimet, avioni nga Bjellorusia ulet në Rinas

Një avion nga Bjellorusia është ulur në aeroportin e Rinasit, një ditë pasi Bashkimi Europian vendosi të ndalojë fluturimet bjelloruse në hapësirën ajrore evropiane.

Ky sanksion u vendos kundër regjimit të diktatorit Aleksandër Lukashenko dhe pas devijimit të qëllimshëm të një avioni pasagjerësh brenda të cilit ndodhej një gazetar kritik ndaj regjimit të vendit, duke e arrestuar më pas atë.

Megjithatë, Shqipëria ende nuk ka marrë ndonjë vendim të tillë si vendet e Bashkimit Evropian, duke lejuar avionin bjellorus të ulet sot në orën 15:35 të pasdites në aeroportin “Nënë Tereza”.

Avioni nga Bjellorusia pasi ka kryer uljen në Rinas, është ngritur sërish në fluturim për në vendin mëmë.

BE i ndaloi të gjitha fluturimet, avioni nga Bjellorusia ulet në Rinas

Gjatë një takimi në Bruksel, krerët e 27 vendeve anëtare thanë gjithashtu se edhe linjat ajrore të BE nuk do të fluturonin në hapësirën bjelloruse, duke premtuar sanksione të mëtejshme ekonomike.

Këto masa erdhën pas alarmit për bombë dhe uljes së detyruar të avionit Ryanair-it  në Bjelloruis që çoi në arrestim e një gazetari opozitar të regjimit aktual bjellorus.

BE kërkoi lirimin e menjëhershëm të gazetarit Raman Pratasevich, një kundërshtar kryesor i Presidentit autoritar të Bjellorusisë Alexander Lukashenko.

 

 

 

Të fundit