Flash News

E-TJERA

BE jep sërish alarmin për amnistinë fiskale, Hohmann: Do të rrezikonte progresin e Shqipërisë

BE jep sërish alarmin për amnistinë fiskale, Hohmann: Do të

Bashkimi Evropian i ka tërhequr sërish vëmendjen shtetit shqiptar, lidhur me nismën për amnistinë fiskale.

Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, e cila ka prezantuar progres raportin e BE në Këshillin Kombëtar për integrimin Evropian në BE shpalosi sërish qëndrimin kundër ndaj kësaj nisme.

Në fjalën e saj, ajo tha se miratimi i kësaj pakete do të rrezikonte progresin në këtë fushë.

“Raporti ofron një vlerësim të detajuar në këtë fushë, në gjyqësor raporti shënon një progres të mirë në reformën në drejtësi, gjykata e lartë ka ulur numrin e dosjeve  të prapambetura, ndikohet nga kohëzgjatja e çështjeve gjyqësore, kërkohet një aksion më vendimtar për të ngritur një aksion me modern dhe për të konsoliduar një hartë të re gjyqësore.

Është bërë njëfarë progresi, për hetimin dhe ndjekjet penale dhe dënime. GJKKO ka bërë një punë të mirë, një ecuri e mirë është shënuar lidhur me konfiskimin e pasurive të sekuestruara.

Në luftën kundër pastrimit të parave, Shqipëria mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar, miratimi i një amnistie penale do të rrezikonte progresin në këtë fushë”, deklaroi ambasadorja e BE në vendin tonë.

 

Të fundit