Flash News

Bota

BE kërkon qëndrim të qartë nga Kina: Mos mino sanksionet ndaj Rusisë!

BE kërkon qëndrim të qartë nga Kina: Mos mino sanksionet

Bashkimi Evropian ka qenë i ashpër me Kinën prej fillimit të luftës ruse në Ukrainë. Si një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, Kina nuk pranoi të ndërmerrte sanksione ndaj Moskës, duke deklaruar vijimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Rusinë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, i ka bërë thirrje Pekinit të mos minojë sanksionet kundër Rusisë dhe të marrë përgjegjësinë e duhur në mbështetje të paqes, raporton CNN.

Duke iu drejtuar Parlamentit Evropian në Bruksel, Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian pret që pjesa tjetër e botës të marrë një qëndrim të qartë kundër luftës së zgjedhur të Putinit. Presidentja e KE tha se blloku i ka dërguar një mesazh Kinës duke bërë thirrje që sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga BE të respektohen, ose të paktën, të mos anashkalohen dhe minohen.

"Si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina ka një përgjegjësi të veçantë për të mbështetur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare," u tha Von der Leyen ligjvënësve të BE-së.

Ajo paralajmëroi se lufta që ka nisur Rusia nuk është e kufizuar në Evropë dhe do të përcaktojë se si do të trajtohen shkeljet e ligjit ndërkombëtar në të ardhmen.

“Kina duhet të mbajë një qëndrim të qartë për këtë”, shtoi ajo.

Të fundit