Flash News

E-TJERA

BE lëshon rreth 2.2 milionë leje qëndrimi, sa kanë përfituar shqiptarët; pesë shtetet më mikpritëse

BE lëshon rreth 2.2 milionë leje qëndrimi, sa kanë

Në vitin 2020, BE ka lëshuar rreth 2.2 milionë leje qëndrimi për herë të parë për qytetarët që nuk janë pjesë e bllokut. Shifra ka shënuar një zbritje krahësuar me trendin rritës mes viteve 2013 dhe 2020.

Kështu raporton Eurostat, teksa shton se shifrat janë ulur për shkak të kufizimeve të udhëtimit të vendosura në kuadër të pandemisë.

Për qytetarët shqiptarë janë dhënë 37, 592 leje qëndrimi, ku pjesën më të madhe e përbëjnë ato për arsye familjare dhe më pas për studime. Shtetet që kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për shqiptarët janë Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Kroacia.

Italia- 13,059 leje

Gjermania- 8,308  leje

Greqia- 7,768 leje

Franca- 1,875 leje

Kroacia- 1,695 leje

BE lëshon rreth 2.2 milionë leje qëndrimi, sa kanë

BE lëshon rreth 2.2 milionë leje qëndrimi, sa kanë

Sa i përket lejeve të qëndrimit të lëshuara në total, Polonia kryeson listën me 502 300 leje të lëshuara në vitin 2020, 22% e të gjithave që janë dhënë në BE.

Ndërsa Franca lëshoi ​​lejet më të shumta në lidhje me arsimin (72 700 leje). Vendet e BE-së me numrin më të madh të lejeve të lëshuara për arsye familjare në vitin 2020 ishin Gjermania (130 700), Spanja (119 500) dhe Franca (80 200).

Lista e përfituesëve të këtyre leje kryesohet nga ukrainasit, marokenët, indianët, sirianët, etj. Punësimi ishte arsyeja kryesore lejeve të qëndrimit.

Të fundit