Flash News

E-TJERA

BE merr vendimin, liberalizimi i vizave për Kosovën hyn në fuqi në janar të 2024-ës

BE merr vendimin, liberalizimi i vizave për Kosovën hyn në fuqi

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2024, sipas REL.

Dakordësia u arrit pas një takimi të këshilltarëve për viza që u zhvillua sot në Bruksel. Kjo datë ishte kërkesë e Spanjës, një prej pesë vendeve të BE-së që nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës.

Ndërsa Çekia, e cila aktualisht udhëheq presidencën e BE-së, kërkoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të hyntë në fuqi më 1 dhjetor të vitit 2023.

Por, ky propozim nuk u pranua javën e kaluar, pasi Spanja e më pas edhe Sllovakia e Suedia paraqitën vërejtje dhe kërkuan, siç thanë, sqarime shtesë.

Sipas propozimit të miratuar sot, "hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të nisë në kohën kur të jetë funksional sistemi i udhëtimit ETIAS, por jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024".

Miratimi i këtij propozimi do të jetë në rend dite në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, që do të mbahet nesër.

Liberalizimi i vizave do t'u mundësojë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë lirshëm në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 26 shtetesh evropiane.

Të fundit