Flash News

E-TJERA

BE miraton 14.2 miliardë euro për vendet që asipirojnë zgjerimin, përfiton edhe Shqipëria e Kosova

BE miraton 14.2 miliardë euro për vendet që asipirojnë

Shtetet anëtare i dhanë sot dritën jeshile pothuajse 14.2 miliardë eurove ndihmë financiare të para-anëtarësimit për periudhën 2021-2027 në favor të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Islandës, Kosovës*, Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republika e Serbisë dhe Republika e Turqisë.

Kjo mbështetje do të ndihmojë përfituesit të kryejnë reforma me qëllim anëtarësimin e ardhshëm në Bashkim. Përfituesit do të mbështeten në kryerjen e reformave të nevojshme politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike në mënyrë që të jenë në përputhje me vlerat e Unionit dhe të harmonizohen gradualisht me rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e Unionit.

Sipas deklaratës ndihma do të diferencohet në shtrirje dhe intensitet sipas performancës së përfituesve. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat themelore të reformës (sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe reforma e administratës publike, si dhe zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca).

 

Të fundit