Flash News

E-TJERA

BE ndez dritën jeshile për riatdhesimet, qendrat e pritjes në Shqipëri drejt zhbllokimit

BE ndez dritën jeshile për riatdhesimet, qendrat e pritjes në

Miratimi në Bruksel i rregullores së re të riatdhesimeve i ka dhënë shtysë përpjekjeve italiane për të vënë në funksion qendrën e përpunimit të emigrantëve në Shqipëri, shkruan "La Repubblica".

Me përcaktimin e vendeve të sigurta dhe krijimin e bazës ligjore për “return hubs” jashtë BE-së, modeli Itali–Shqipëri po konsolidohet si pjesë e arkitekturës së re europiane për menaxhimin e migracionit.

Rregullorja e dakordësuar hap rrugën për krijimin e “return hubs”, qendra të dedikuara për procedurat e riatdhesimit që do të vendosen jashtë kufijve të Bashkimit Europian, në vende të treta të sigurta.

Komisioneri europian për Çështjet e Brendshme dhe Emigracionin, Magnus Brunner, duke folur në mbërritje të takimit, nënvizoi se formësimi i kësaj baze ligjore u mundëson shteteve anëtare të marrin në konsideratë projekte të reja dhe modele inovative për menaxhimin e migracionit.

Duke folur për funksionimin e qendrave jashtë BE-së, Brunner theksoi se nuk është Komisioni ai që përcakton vendet e treta, pasi këto janë negociata që zhvillohen fillimisht midis vetë shteteve anëtare dhe më pas me vendet pritëse.

Ai përmendi disa iniciativa tashmë në diskutim: Holandën, që po bisedon me Ugandën; Gjermaninë, që është pjesë e bisedimeve; dhe Italinë me Shqipërinë, që kanë firmosur tashmë marrëveshjen dypalëshe.

“Sa i përket qendrave të riatdhesimit, nuk jam unë ai që duhet të mendojë për vendet e treta; bëhet fjalë për negociata mes shteteve anëtare dhe më pas me vendet e treta. Do të ishte pozitive, natyrisht, nëse më shumë palë do të bashkonin forcat. Mendoj për Holandën, që po diskuton me Ugandën. Gjermania është tashmë pjesë e bisedimeve. Ashtu si Italia dhe Shqipëria. Por nuk jam unë ai që vendos; tashmë kemi vendosur bazën ligjore që të jetë e mundur të merren në konsideratë ide kaq të reja dhe inovative”, tha Brunner.

Të fundit