Flash News

E-TJERA

BE ngre shqetësime për ndryshimet në ligjin për portet turistike: Shqipëria t'i përmbahet angazhimeve

BE ngre shqetësime për ndryshimet në ligjin për portet

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime serioze për ndryshimet e fundit në ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”.

Delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se ndryshimet do të analizohen në detaje për përputhshmërinë me legjislacionin evropian, i cili kërkon procedura të hapura dhe konkurruese.

Shqetësimi i Brukselit thellohet edhe më tej pasi në tekstin e ri janë përfshirë dispozita që lidhen me ligjin për Investitorët Strategjikë, ligj që Shqipëria është zotuar ta shfuqizojë.

“Ne jemi në dijeni se Parlamenti miratoi ndryshime në Ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”. Ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër nga shërbimet tona, veçanërisht në fushën e prokurimit publik dhe përputhshmërinë e tyre me legjislacionin e BE-së, i cili kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe për portet.

Gjithashtu kuptojmë se teksti i ri përfshin dispozita të pranishme në Ligjin për Investitorët Strategjikë. Ky është një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë si pjesë e hapave të Agjendës së Reformave dhe në kuadër të kushteve përmbyllëse për Kapitullin 27. Shqipëria duhet të përmbahet nga çdo hap që bie ndesh me këto angazhime”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE.

Të fundit