Flash News

E-TJERA

BE numëron rekord emigrantësh të paligjshëm, 5.826 refugjatë u kapën në Ballkanin Perëndimor

BE numëron rekord emigrantësh të paligjshëm, 5.826

Bashkimi Evropian ka shënuar një numër rekord të kalimeve të emigrantëve të paligjshëm jashtë kufijve të saj. Sipas një raporti nga Frontex, vetëm për muajin e parë të vitit 2022 janë regjistruar 13.160 kalime ose 78% më shumë se në janar të 2021.

Rritja më e ndjeshme sipas raportit vërehet në Ballkanin Perëndimor me 5.826 mbërritje emigrantësh që janë afro 148% më shumë se një vit më parë. Siria, Afganistani dhe Turqia ishin tre vendet kryesore të origjinës së emigrantëve në këtë rrugë.

Në itinerarin e Mesdheut Qendror, numri i të ardhurve arriti në 2 150, 107% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Dy nga tre emigrantë kanë ardhur nga Libia, ndërsa pjesa tjetër nga Tunizia.

Në të njëjtën kohë, numri i emigrantëve që mbërrinin në Qipro vazhdoi të rritet. Në muajin e parë të 2022-shit janë shënuar 850 kalime të reja, 48% më shumë se vitin e kaluar. Kombësitë më të përfaqësuara ishin shtetasit e Kongos (Kinshasa), Sirisë dhe Nigerisë.

Në fillim të vitit, pati një rritje të ndjeshme të flukseve mifratore të paligjshme nga Bashkimi Evropian drejt Mbretërisë së Bashkuar. Në janar 2022, numri i kalimeve detare të zbuluara në dalje u rrit me 273% krahasuar me janarin 2021. Mbi 2 500 migrantë të parregullt kaluan kanalin drejt Britanisë.

Numri i të ardhurve vazhdon të jetë mbi nivelet para pandemisë, siç tregohet nga të dhënat e vitit 2021. Numri i përgjithshëm i kalimeve të paligjshme të kufirit në vitin 2021 ishte pak më pak se 200 000, numri më i lartë që nga viti 2017.

Në të njëjtën kohë, presioni në kufirin lindor të BE-së ra me gati 75%. Rruga pati një presion intensiv që nga maji 2021 me një rritje më shumë se dhjetëfish në krahasim me 2020.

BE numëron rekord emigrantësh të paligjshëm, 5.826

Të fundit