Flash News

E-TJERA

BE përcakton prioritetet e vitit 2022, 'harron' negocitatat me Shqipërinë dhe RMV-në

BE përcakton prioritetet e vitit 2022, 'harron' negocitatat me

Bashkimi Evropian ka përcaktuar prioritetet kryesore legjislative për vitin 2022 dhe mirëpritën progresin në prioritetet e 2021-shit.

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, kryeministri slloven Janez Janša, në emër të Presidencës së Këshillit dhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen nënshkruan Deklaratën e Përbashkët mbi prioritetet legjislative të BE-së për vitin 2022.

Deklrata përcakton një Evropë ta transformuar, vendosmërinë që BE-ja të dalë më e fortë përballë Covid-19,, si edhe pasojat e ngrohjes dhe krizës globale.

“Ne jemi të përkushtuar për të ofruar një Evropë më të fortë, më të drejtë, më të qëndrueshme, më dixhitale dhe më elastike për qytetarët tanë. Bashkimi Evropian duhet të qëndrojë me krenari për vlerat e tij thelbësore dhe të mos lërë askënd pas", u shpreh presidenti i PE-së," David Sassoli.

Deklarata e Përbashkët angazhon gjithashtu tre institucionet t'i japin përparësi maksimale një sërë nismash siç janë Marrëveshja e Gjelbër, një Evropë e përshtatshme për epokën digjitale, krijimi i një ekonomie që funksionon për njerëzit.

Ajo çka bie në sy është fakti se në prioritetet e BE-së, nuk gjendet e renditu aas Shqipëria dhe as Maqedonia e Veriut, për çeljen e negociatave të integrimit. Shqipëria ende nuk e ka marrë një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pavarësisht se ndërkmobëtarët janë shprehur optimistë duke theksuar se tashmë Shqipëria i ka plotësuar kushtet e kërkuara nga familja evropiane. Mbetet vetëm që rezultati i angazhimit të Shqipërisë në plotësimin e kushteve të negociatave, të jetë i frytshëm.

Të fundit