Flash News

E-TJERA

BE reagon pas sulmit me tritol ndaj gjyqtarit Stërkaj: Siguria e gjyqtarëve, thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit

BE reagon pas sulmit me tritol ndaj gjyqtarit Stërkaj: Siguria e

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas sulmit me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj.

Në një reagim, BE dënon sulmin ndaj gjyqtarit dhe shkruan se siguria e tyre është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit.

BE shpreh mbështetje për gjyqtarët dhe sistemin gjyqësor në Shqipëri.

“Ne dënojmë ashpër sulmin e bërë së fundmi ndaj një gjyqtari në Shqipëri. Siguria e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga kërcënimet është thelbësore për pavarësinë e gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Bashkimi Evropian shpreh mbështetjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët e sistemit gjyqësor në Shqipëri”, shkruan BE.

Të fundit