Flash News

E-TJERA

BE nuk importon mish nga Shqipëria: Mungon siguria për konsumatorin

BE nuk importon mish nga Shqipëria: Mungon siguria për konsumatorin
Foto Ilustruese

Shqipëria e ka të pamundur të eksportojë produkte me origjinë shtazore drejt vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian.

Edhe pse vendi ynë ka nënshkruar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë, nuk i përmbush ende kushtet për të shitur mish dhe nënproduktet e tij në vendet e bllokut. Shkak për këtë është mungesa e gjurmueshmërisë në produktet me prejardhje shtazore dhe procesi i matrikulimit të bagëtive që ende nuk ka përfunduar.

Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve, tha për A2 CNN se ky kufizim ngre pikëpyetje nëse mishi që ne konsumojmë është apo jo i sigurt.

“Për sa kohë që nuk sigurojmë konsumatorin europian sipas standardeve që BE ka vendosur, për sa kohë që ne akoma marrim fonde për të menaxhuar sigurinë, shtetet kanë vendosur të mos kenë produkte shtazore nga këto vende. Kemi nevojë që të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Për sa kohë flitet për skandale, akoma konsumatori ynë është lart. Struktura që duhet të garantojë sigurinë nuk është fort e besueshme. Ekspertë të certifikimit të produkteve thonë se në një farë mënyre, kjo bllokadë ngre pikëpyetjen nëse mishi vendas që konsumojmë është si sigurt apo jo”, tha Stafa.

Ndërsa një tjetër problem që ka shtyrë BE-në të mos pranojë produkte shtazore nga Shqipëria, është edhe mungesa e regjistrimit të fermave dhe përdorimi i medikamenteve që shpesh rezultojnë të pakontrolluara.

Të fundit