Flash News

E-TJERA

Braktisën Sali Shehun pas koalicionit me PD-në, ish-kryesia e FRD-së i bashkohet Veliajt në fushatë

Braktisën Sali Shehun pas koalicionit me PD-në, ish-kryesia e

Ish-kryesia e Frymës së Re Demokratike kanë dalë hapur në mbështetje të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, pasi së fundmi kanë pozuar në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ata dhanë dorëheqjen nga kryesia e FRD-së, pasi kryetari i kësaj force politike Sali Shehu bëri koalicioni me Partinë Demokratike.

Fotoja e ish-kryesisë së FRD-së me kryebashkiakun Veliaj, është publikuar nga ky i fundit në rrjetin social Twitter, ku nuk nguron të thumbojë dhe presidentin Ilir Meta

“Me miqtë e FRD, – asaj qytetare me kulturë që nuk zapton! Kemi më shumë gjëra që na bashkojnë se ato që na ndajnë, ndaj bashkë për më shumë punë se s’ka kohë për pushim”, shkruan Veliaj.

Presidenti Ilir Meta u përplas me policinë në zyrat e FRD-së, pasi Bashkia e Tiranës iu ndaloi hyrjen drejtuesve të kësaj force politike, pasi, sipas saj, zyrat në fjalë nuk i përkisnin më FRD-së.

Të fundit