Flash News

E-TJERA

Begaj 'i kërkon' Erdoganit godinë të re për Presidencën: Zyrat janë shumë të vogla

Begaj 'i kërkon' Erdoganit godinë të re për

Presidenti Bajram Begaj priti sot në Presidencë homologun turk, Recep Tayyip Erdogan.

Teksa hynë në ambientet e brendshme të Presidencës bashkë me delegacionin turk, Begaj iu ankua Erdoganit për zyrat e Presidencës.

Ai u shpreh se zyrat janë shumë të vogla dhe se i kishte kërkuar kryeministrit që të ndërtonin një godinë të re.

“Zyrat janë shumë të vogla po nja 600 metra katrorë. Po i them Edit, që kemi nevojë për të, për të ndërtuar një ndërtesë tjetër”, tha Begaj.

Të fundit