Flash News

E-TJERA

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Oljan Kanushit, zv.drejtorit të SHISH

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Oljan Kanushit, zv.drejtorit të

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të zv.drejtorit të SHISH, Oljan Kanushi. Ky i fundit do ë shërbejë si ambasador i Shqipërisë në Slloveni.

Kanushi do të zëvendësojë në këtë post Pëllumb Qazimin.

D E K R E T

PËR LIRIMIN E ZËVENDËSDREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5 të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

D E K R E T O J:

Neni 1

Zoti Oljan Kanushi lirohet nga detyra e Zëvendësdrejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00