Flash News

E-TJERA

Begaj dekreton zëvendësuesin e tij, emërohet Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të FA

Begaj dekreton zëvendësuesin e tij, emërohet Shefi i ri i Shtabit

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Më herët, Kingji mbante detyrën e Komandatit të Forcës Tokësor, si edhe detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë. Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontigjentit në disa misione në Afganistan e Irak.

Të fundit