Flash News

E-TJERA

Begaj kalon në heshtje ligjet për studentët e mjekësisë dhe kanabisin, ‘hilja’ që përdori

Begaj kalon në heshtje ligjet për studentët e mjekësisë

Ndonëse nuk publikoi asnjë dekret, duket se presidenti Bajram Begaj ka miratuar ligjin për kultivimin e kanabisit mjekësor, si edhe ligjin që i detyron studentët e mjekësisë të punojnë për 5 vjet në Shqipëri, pasi mbarojnë studimet, me kusht që të marrin diplomat.

Ligjet kanë kaluar në heshtje sepse sipas Kushtetutës ata hyjnë automatikisht në fuqi, pasi kalon një afat kohor prej 20 ditësh

 Kujtojmë se begaj pati një takim edhe me një përfaqësi të studentëve, të cilët i kërkuan mosdekretimin e ligjit për diplomat. 

Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor nëse ligji miratohet në Kuvend, si dhe janë shprehur se do të vijojnë protestat deri në fund madje kanë paralajmëruar se ligjin do ta  dërgojnë edhe në Gjykatën Kushtetuese.  

Të fundit