Flash News

E-TJERA

Begaj: Askush s’mund të vendosë në pikëpyetje integritetin territorial të Kosovës

Begaj: Askush s’mund të vendosë në pikëpyetje

Presidenti Bajram Begaj, i pranishëm në panelin e presidentëve në forumin e dialogut të Prespës, iu referua edhe situatës në veri të Kosovës, kur tha se askush nuk mund të vendosë në pikëpyetje integritetin territorial të saj.

Begaj tha se Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm, ndërsa tha se marrëveshja e Ohrit ishte një optimizëm për marrëdhënien Kosovë-Serbi.

“Në fillim të kësaj ndërhyrjeje iu referova Marrëveshjes së Prespës, por ende ne i kemi të gjalla imazhet që çuan në Marrëveshjen e Dejtonit për ndalimin e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë. Imazhet që çuan në arritjen e Marrëveshjes së Kumanovës që i dha fund genocidit dhe operacionit spastrues të Milloshevicit në Kosovë. Apo të Marrëveshja Kuadër të Ohrit, që ka prodhuar një frymë shumë të mirë bashkëpunimi ndëretnik këtu në Maqedoninë e Veriut, mes shqiptarëve e maqedonasve. Dakordësia e fundit publike e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një moment tjetër optimizmi, por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi.

Nuk dua të hyj këtu në detaje, pasi partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke. Askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm”, deklaroi Begaj.

Të fundit