Flash News

E-TJERA

Begaj mbledh më 23 janar Këshillin e Sigurisë Kombëtare, zbardhen detaje

Begaj mbledh më 23 janar Këshillin e Sigurisë Kombëtare,

Presidenti Bajram Begaj do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtar në datën 23 janar.

Mbledhja me temë “Analiza e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe diskutimi i prioriteteve për vitin 2023”, do të zhvillohet në orën 14:00.

Presidenca bën me dije se mbledhja synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Shqipëri.

Gjithashto do të diskutohen prioritetet për vitin në vijim në funksion të gjithëpërfshirës së institucioneve në garantimin e sigurisë së qytetarëve.  

Në mbledhje do të ftohen anëtarët e Këshillit të Sigurisë dhe drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Të fundit