Flash News

E-TJERA

Begaj me gazetarët: Hapësira mediatike shpesh shndërrohet në fushë-betejë politike

Begaj me gazetarët: Hapësira mediatike shpesh shndërrohet në

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka zhvilluar pritjen e fillimvitit me gazetarët dhe përfaqësuesit e medias në vend.

Në fjalën që mbajti, Begaj i tërhoqi vëmendjen drejtuesve të medias të mos e keqshfrytëzojnë hapësirën mediatike për interesa të ngushta.

“Kritika e risitë e sjella nga mediat e rrjetet sociale mund të jenë udhërrëfyese të shoqërisë drejt arritjeve të saj. Por, është e trishtë kur kjo mundësi shfrytëzohet për të përhapur baltën e ambicieve të vogla të kujtdo ka llogari të hapura, me histori personale, ose me historinë a drejtësinë e këtij vendi. Këtë e them në kuptimin më të gjerë të fjalës, sepse unë e shoh profesionin e gazetarit me idealizëm e lartësi. E shoh këtë potencial te gazetarët dhe profesionistët tanë të mediave”, vijoi Begaj.

 

 

Të fundit