Flash News

E-TJERA

Begaj në Samitin për Ukrainën: Rruga drejt paqes nuk duhet të jetë kurrë rrugë dorëzimi

Begaj në Samitin për Ukrainën: Rruga drejt paqes nuk duhet

Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në Samitin e Zvicrës për Ukrainën. Begaj theksoi nevojën për të gjetur menjëherë një rrugë drejt paqes.

Gjatë fjalës së tij para liderëve botërorë të mbledhur në qytetin Burgenstok të Zvicrës, Presidenti i Shqipërisë deklaroi: “Sfida jonë është monumentale. Të zhvillojmë një kuadër për një marrëveshje të ardhshme paqeje”.

“Çdo proces paqeje duhet të drejtohet nga Ukraina”, deklaroi Presidenti i Shqipërisë teksa konfirmoi vijimësinë e mbështetjes për Ukrainën derisa të arrihet paqja, në përputhje me Kartën e OKB-së, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe duke nënvizuar faktin që Rusia duhet te mbajë përgjegjësinë për veprimet e saj.

Bashkëjetesa paqësore brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht është cilësuar si jetike nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Rruga drejt paqes nuk duhet të jetë kurrë një rrugë dorëzimi. Ajo duhet të jetë një rrugë e ndërtuar me guximin për të mbajtur lart vlerat tona”, theksoi Begaj.

Të fundit