Flash News

E-TJERA

Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Kenia: Vendim i mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët

Begaj përshëndet njohjen e Kosovës nga Kenia: Vendim i
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përgëzon Republikën e Kosovës për njohjen si shtet të pavarur e sovran nga Republika e Kenias.
Në një mesazh të posaçëm, Begaj falënderoi homologun e tij, Presidentin e Kenias, William Ruto, për marrjen e këtij vendimi të drejtë e të duhur.
“I kënaqur që Kenia e ka njohur sot shtetin e Kosovës. I shpreh mirënjohjen time mikut tim, William Ruto, për këtë vendim të mirëpritur ngrohtësisht nga të gjithë shqiptarët”, - shkroi Presidenti i Republikës, në profilin e tij zyrtar në platformën X.

Lajmi u bë i ditur nga mediat në Kosovë dhe tashmë pritet që Qeveria të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë.

Të fundit