Flash News
U vetplagos me armë zjarri, e pëson 45-vjeçari
GJKKO zgjat masën e sigurisë “arrest me burg” për anëtarin e organizatës së Suel Çelës
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?
Begaj pret delegacion arbëresh për kremtimin e 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës
Presidenti Bajram Begaj ka pritur në Presidencë një delegacion arbëresh nga Italia, në kuadër të 580-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës.
Begaj ftoi në takim drejtues bashkish dhe të komunave ku jetojnë arbëreshët, personalitete të kulturës dhe sipërmarrës.
Në fjalën e tij gjatë takimit me arbëreshët, Begaj u shpreh se kjo ditë kremton momentin kur eroi ynë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, bashkë me përfaqësuesit e krahinave shqiptare, u bashkuan dhe i dhanë besën njëri-tjetrit për të përballuar sfidat e kohës.
“Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj! Ky është institucioni i Presidentit të Republikës dhe ju jeni në shtëpinë tuaj. Është kënaqësi t’ju pres sot në Shqipëri. Jemi vend i vogël po me zemër të madhe. Kemi bujarinë, mikpritjen, vlera të njëjta me atë të Italisë mike e cila u bë shtëpia juaj e re 6 shekuj më parë, ndërsa për shqiptarët e pas viteve ‘90 Italia , është shtëpia e dytë për ta. Ju falënderoj që erdhët në këtë ditë të veçantë. 580 vite më parë Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe të gjithë përfaqësuesit nga krahinat e ndryshme shqiptare u bashkuan dhe dhanë besën në ditë të vështira për të përballuar sfidat e ndryshme të kohës. Sot është një ditë e veçantë për ta kujtuar atë moment për faktin se sfidat tona të reja përballohen së bashku jo vetëm për ne si bashkatdhetarë e patriotë por edhe me partneret tanë.
Po jetojmë kohë të vështira. Sapo dolëm nga një periudhe e pandemisë. Luftë është duke vazhduar në Ukraine, situatë jo e këndshme në Lindjen e Mesme dhe kjo kërkon që ne të jemi bashkë për të zgjidhur gjërat. Mendoj se sot është ditë e veçantë edhe për të falënderuar Italinë mike, pasi që ju dha mundësinë juve, paraardhësve tuaj të mbani gjallë vlerat e shqiptarisë, kulturën, identitetin, gjuhën. Italia mike ka qenë afër Shqipërisë në periudha të vështira të saj. Dhe aktualisht është avokatja më e mirë e Shqipërisë për rrugëtimin e anëtarësimit të saj në BE. Marrëdhëniet shumë të mira politike janë përkthyer në marrëdhënie shumë të mira ekonomike”, u shpreh Begaj.