Flash News

E-TJERA

Begaj quan “lider brilant”, një autokrat që sundoi Azerbajxhanin

Begaj quan “lider brilant”, një autokrat që sundoi

Presidenti i Shqipëisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë në Azerbajxhan në kuadër të 100 vjetorit të liderit Heydar Aliyev.

Në fjalimin e mbajtur, Begaj e quajti Aliyev një lider brilant në shkallë botërore, kur në fakt ai është lideri i një vendi autokrat siç është Azerbajxhani, raportojnë mediat azere.

“Liderët mund të jenë të rëndësishëm për shoqërinë, për vendet apo rajonet e tyre. Megjithatë, lideri i madh Heydar Aliyev ishte një lider brilant në shkallë botërore”, tha Begaj.

Aliyev është akuzuar vazhdimisht në kohën kur ishte në pushtet se solli një regjim autokrat i cili dhunonte të drejtat e njeriut, të cilin shumë kritikë e karakterizuan si një regjim totalitar.

Kulti i i individit i ngritur nga Aliyev është krahasuar shpesh me me atë në ish-Bashkimin Sovjetik, karakterizuar nga një atmosferë frike në Azerbajxhan dhe vendosjen e censurës për median.

Është po ky lider, të cilin Begaj e quajti një ‘lider brilant për botën’.

Të fundit