Flash News
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Këlliçi sërish në SHBA, takohet me Lara Trump dhe kongresmenë: PD beson tek Presidenti Trump
Begaj reagon pas takimit me Yuri Kim, tregon çfarë diskutuan
Kreu i Shtetit Bajram Begaj ka pritur ambasadoren amerikane, Yuri Kim paraditen e sotme në presidencë.
Ai bën me dije se kanë diskutuar për çështje si energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.
Gjithashtu kanë folur edhe përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit.
“Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.
Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, shkruan Begaj në Facebook.