Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Presidenti sfidon Gjykatën Kushtetuese, Zhllima: Begaj, Kushtetuta e Shqipërisë nuk është statuti i Partisë së Punës

Avokati Gylsen Zhllima ka bërë një analizë të fortë ligjore mbi procedurat e shkarkimit të organit të qeverisjes vendore, duke theksuar se Kushtetuta u jep këtyre institucioneve mundësinë për t’u ankuar drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese, si një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, sipas të cilit Gjykata shqyrton drejtpërdrejt vetëm kushtetutshmërinë e akteve me karakter normativ.
Ai shpjegon se Gjykata Kushtetuese është organi i vetëm që shqyrton këto ankesa, duke analizuar si faktet, ashtu edhe zbatimin e ligjit material e procedural.
“Në këtë proces, secila palë ka detyrimet e veta: pala kërkuese duhet të argumentojë karakterin antikushtetues të vendimit, ndërsa pala e interesuar duhet të tregojë se cilat veprime apo mosveprime përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjit,” shton avokati.
Zhllima vëren se Kushtetuta garanton edhe pezullimin automatik të efekteve të shkarkimit deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese — një garanci e rëndësishme për të shmangur abuzimet politike.
Në vijim, ai thekson se neni 115 kërkon që shkarkimi i një organi të zgjedhur të ndodhë vetëm përshkelje të rënda të Kushtetutës ose ligjeve, dhe se ky proces përbën një masë ekstreme që duhet të bazohet në prova, jo në interpretime arbitrare.
Ky reagim i avokatit vjen në një kohë kur, zyra e shtypit e Presidencës shpërndau për mediat “mbrojtjen ligjore” të kreut të shtetit si “palë e interesuar” në çështjen me ankimues Erion Veliaj, i cili kundërshton shkarkimin si kryetar bashkie nga Këshilli i Ministrave.
Në këtë dokument të hartuar për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti merr përsipër të kundërshtojë si ‘antikushtetues’ vendimin e kësaj gjykate për të pezulluar një dekret kontrovers të tij, ku caktonte mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë, pavarësisht se kryebashkiaku Veliaj kishte dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese.
Padia e Veliajt bazohej në nenin 115 të Kushtetutës, i cili parashikon qartë se vendimi i shkarkimit pezullohej në momentin e ankimimit. Megjithatë, Begaj e futi Presidencën në një kurs përplasje me Gjykatën Kushtetuese, pasi i kërkon që të deklarojë “moskompetencën” për shqyrtimin e dekretit të tij si dhe heqjen e pezullimit për dekretin.
Po ashtu, presidenti merr përsipër që ti kërkojë Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë kërkesën e Veliajt si të pabazuar në nenin 115 të Kushtetutës dhe të shpallë një datë të shpejtë zgjedhjesh në Tiranë.
Deklarata e plotë e avokatit Gylsen Zhllima
Në rastin e shkarkimit nga detyra të organit të qeverisjes vendore, kushtetutëbërësi, në mënyrë që t’u japë garanci më të mëdha në ushtrimin e detyrës këtyre organeve, në nenin 115/2 të Kushtetutës ka parashikuar të drejtën e tyre për t’u ankuar drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese, si një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, sipas të cilit Gjykata shqyrton drejtpërdrejt vetëm kushtetutshmërinë e akteve me karakter normativ.
Gjykata, si organi i vetëm që shqyrton ankesën e organit të qeverisjes vendore, e bën këtë shqyrtim si nga pikëpamja e faktit, ashtu dhe nga pikëpamja e interpretimit dhe zbatimit të ligjit material e procedural dhe, duke respektuar standardet e një procesi të drejtë ligjor, i krijon kërkuesit mundësinë e mbrojtjes nëpërmjet paraqitjes së provave dhe argumenteve të veta. Në këtë gjykim, secila nga palët ka detyrimet e veta procedurale.
Pala kërkuese ka detyrimin të argumentojë karakterin antikushtetues të vendimit, ndërsa pala e interesuar ka detyrimin të përcaktojë veprimet ose mosveprimet që përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjeve. Në kuptim të garantimit të një procesi të rregullt ligjor, Gjykata vlerëson se një garanci tjetër për organin e qeverisjes vendore është edhe parashikimi, në po këtë dispozitë kushtetuese, për pezullimin e efekteve të vendimit të shkarkimit/shpërndarjes deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga ana e kësaj Gjykate.
Bazuar në nenin 115, pikat 2 dhe 3, të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese është organi që shqyrton ankimin kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin ose shpërndarjen e organit të qeverisjes vendore.
Gjykata është shprehur se një gjykim, i cili ka për objekt shkarkimin nga detyra të organeve të qeverisjes vendore, është gjykim në themel i kërkesës dhe ajo, si organ kontrolli, për të çmuar shkeljen e rëndë të Kushtetutës apo ligjit, heton dhe gjykon në themel çështjen, ashtu siç do të vepronte një gjykatë e sistemit gjyqësor të zakonshëm.
Bazuar në nenin 115, pika 1, të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave mund të shkarkojë organin e zgjedhur drejtpërdrejt të njësisë qeverisëse vendore, për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve.
Gjykata vlerëson se, për shkak të kompetencave mjaft të gjera që u janë dhënë organeve të zgjedhura drejtpërdrejt të qeverisjes vendore, bartësve të këtyre funksioneve u njihet edhe një përgjegjësi po aq e madhe.
Shkarkimi nga detyra apo shpërndarja e organeve të qeverisjes vendore është shprehje e kontrollit që ushtrohet mbi këto organe dhe, në këtë kuptim, neni 115 i Kushtetutës kërkon ekzistencën e shkeljeve që jo vetëm të konsiderohen të rënda, por edhe që t’i ngarkohen drejtpërdrejt organit të shkarkuar/shpërndarë.
Duke qenë se shkarkimi/shpërndarja e organeve të zgjedhura të qeverisjes vendore është një masë ekstreme e procedurave të kontrollit, ajo duhet të merret pas një vlerësimi të kujdesshëm të disa elementeve, të elaboruara në jurisprudencën e kësaj Gjykate, sipas së cilës kuptimi i saktë dhe i drejtë i konceptit shkelje e rëndë e ligjit vlerësohet në tërësinë e tij nga disa faktorë, të cilët kanë të bëjnë me rëndësinë e ligjit të shkelur, pasojat e ardhura nga shkelja e tij, kohëvazhdimin e këtyre pasojave, si dhe vetë qëndrimin subjektiv që mban personi konkret ndaj shkeljes së kryer.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38