Flash News

E-TJERA

Begaj shkarkon drejtorin e marrëdhënieve me jashtë, Spaho publikon shkresën: Cilësitë nuk vlejnë, duhet të jesh patronazhit

Begaj shkarkon drejtorin e marrëdhënieve me jashtë, Spaho

Shkarkohet nga detyra si drejtori i marrëdhënieve me jashtë në presidencë, Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc.

Pas publikimit të shkresës në rrjetet sociale, deputeti i PD, Edmond Spaho shkruan se pavarësisht cilësive të shumta të Shvarc, në presidencën e drejtuar tashmë nga Bajram Begaj duhet të jesh patronazhit që të jesh i punësuar.

Begaj shkarkon drejtorin e marrëdhënieve me jashtë, Spaho

Postimi i Spahos:   

Ky eshte urdheri qe Bajram Begaj ka shkarkuar Edvin Shvarc nga detyra e drejtorit te marrëdhënieve me jashte ne Presidence.

E dini arsyen? Nuk ka konvertuar diplomen tek Ministria e Arsimit. Zoteria ka studjuar ne Neë Jork per gjuhe dhe letersi angleze dhe pas studimeve u kthye ne Shqiperi per te kontribuar.

Eshte nga perkthyesit me te mire te anglishtes duke pasur dhjetra kurse e diploma dhe volume te perkthyera. Jo vetem perkthyes i talentuar por dhe poet. Vetem nje talent si Edvin Shvarc mund te merrte guximin te perkthente poezite e Bob Dylan.

Ka perkthyer dy presidente Amerikane, Xhorxh Bush dhe Barak Obama si dhe te gjithe Sekretaret e Shtetit qe kane ardhur ne Shqiperi.

Perfaqesues i familjes Shvarc dhe i biri i Robert Shvarc te cilet i kane dhene kaq shume kultures shqipe dhe Shqiperise megjithese me origjine nuk jane shqiptare.

Modest dhe i ndershem deri ne absurd, ashtu si edhe i jati. Gjate 20 viteve ne Presidence ka punuar me 5 Presidente te majte dhe te djathte dhe te gjithe e vleresuan njeri me shume se tjetri.

Por keto cilesi nuk vlejne per Presidentin katunar te Rilindjes. Duhet te jesh patronazhist qe te punesohesh. Kjo eshte Shqiperia e Edi Rames dhe krijeses se tij Bajram Begaj.

 

Të fundit