Flash News

E-TJERA

Begaj takon presidentin e Azerbajxhanit: Mirëpresim hapjen e ambasadës tuaj në Tiranë

Begaj takon presidentin e Azerbajxhanit: Mirëpresim hapjen e ambasadës

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev ka vizituar sot për herë të parë Shqipërinë. Ai u prit nga homologu Bajram Begaj.

Në konfererencën e përbashkët për mediat, Kreu i Shtetit shqiptar u shpreh se vendi ynë mirëpret hapjen e një ambasade të Azerbajxhanit në Tiranë. Më tej u ndal te synimi i forcimit të bashkëpunimit në disa fusha.

“Kam bindjen se vizita juaj sot president do i japë shtysë bashkëpunimit në të ardhmen në fushat e interesat të përbashkët. Vitin e ardhshëm do shënojmë 30 vjetorin mes Shqipëri dhe Azerbajxhan dhe 2023 do shohim mundësitë e mira për të njohur dhe parë më nga afër kulturat e njërit-tjetrit.

Ne mirëpresim hapjen e ambasadës azerbajxhanase në vendin tonë. Diskutimet sot, u fokusuan në nevojën për identifikimi në fushat e interesit të përbashkët. Shqipëria synon një bashkëpunim më të ngushtë në energji, infrastrukturën, bujqësi e turizëm. Infrastruktura e gazit po bëhet gjithnjë  më e rëndësishëm. Kemi shumë për të mësuar dhe punuar. Mirëpresim palën nga Azerbajxhani do të rrisim bashkëpunimin e ekonomive të vendeve tonë. Azerbajxhani ka përvojë të hershme nga të cilat ne mund të përfitojmë. Bashkëpunimi ka qenë mjaft i ngushtë”, tha Begaj.

 

Të fundit