Flash News

E-TJERA

Begaj takon shefin e NATO-s: Siguria euroatlantike është kryesore. Stoltenberg: Aleatët po rrisin mbështetjen

Begaj takon shefin e NATO-s: Siguria euroatlantike është kryesore.

Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot selinë e NATO-s në Bruksel, ku zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoletenberg.

Në një konferencë të përbashkët pas takimit, Begaj tha se në një kohë kur bota po përballet me luftën ruse në Ukrainë, siguria euroatlantike është thelbësore. Ai u shpreh se edhe Suedia dhe Findlanda janë të mirëpritura në NATO.

“U bë më shumë se një vit që jemi dëshmitarë të një lufte nga agresioni i provokuar i Rusisë. NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet. Në këtë kohë sfidash për sigurinë euroatlantike është kryesor përditësimin e planit të mbrojtjes. Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës janë të mirëpritura. Ne do të jemi për ruajtjen e kohezionit ndërkombëtar për Ukrainën”, tha Begaj.

Nga ana tjetër, shefi i NATO-s Stoltenberg theksoi se aletarët ishin pranë Shqipërisë pas sulmit kibernetik nga hakerat iranianë. Stoltenberg tha se do të mirëpresë angazhimet e Shqipërisë në NATO.

“Ballkani Perëndimor është një rajon me strategji për NATO-m. Përgëzoj Shqipërinë për ratifikim për protokollin për Finlandën dhe Suedinë. Aleatët ishin me jush për sulmet kibernetike. Zoti President ne diskutuam së bashku për sulmet në Ukrainë. Aleatët po rrisin mbështetjen e saj dhe mirëpres angazhimet e Shqipërisë në këtë ndihmë. Ne ramë dakord për praninë e NATO-s në rajon. Folëm për rritjen e mbështetjes për Bosnjë Hercegovinën sipas nevojave të saj”, tha Stoltenberg.  

Të fundit