Flash News

E-TJERA

Begaj: Tensionet në Kosovë, të panevojshme

Begaj: Tensionet në Kosovë, të panevojshme

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka konsideruar tensionet në Veri të Kosovës të panevojshme duke i sjellë sforcim partnerëve strategjikë.

Deklarata e Begajt erdhi në një konferencë të përbashkët me homologun e tij estonez.

Askush nuk është i kënaqur me sjellje që nuk i shërbejnë rajonit, në momentin që i gjithë rajoni i Ballkanit perëndimor është në proces integrimi. Në kohën kur ne prisnim zhvillimin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë kemi pasur një tensionim të situatës, që u përdor nga qytetarët serbë në veri të Kosovës.

Kriminelët që ushtruan dhunë ndaj gazetarëve, ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe ushtarëve të KFOR, sjell pasoja për komunitetin ndërkombëtar, që ka sjellë sforcim i panevojshëm i partnerëve strategjikë. Situata kërkon një zgjidhje që besoj se do të merret në konsideratë nga drejtuesit”, ka thënë Begaj.

Të fundit