Flash News

E-TJERA

Begaj thekson problematikat: Mos harroni që Gjykata Kushtetuese është kurora e demokracisë

Begaj thekson problematikat: Mos harroni që Gjykata Kushtetuese

Në 30 vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese, presidenti Bajram Begaj iu kujtoi njerëzve të drejtësisë që shteti i së drejtës është kusht për anëtarësimin në BE. Ai iu kujtoi problematikat që evidentohen në raportin e pak ditëve më parë të Komisionit Europian.

Begaj deklaroi se raporti bën thirrje për përmirësim të ritmit të procedurave të vetingut, pa dëmtuar cilësinë e procesit, si dhe rritje të eficensës dhe transparencës.

"Funksionimi i demokracisë dhe i shtetit të së drejtës është një kusht i panegociueshëm për objektivin tonë të pandryshueshëm: anëtarësimin në Bashkimin Evropian. 

Agjenda e Integrimit, veçanërisht pas hapjes së negociatave për anëtarësim, shton detyrat për të gjithë institucionet e vendit.

Raporti i Progresit, i publikuar ditë më parë, ka vlerësuar progresin në institucionet e reja të drejtësisë, por ka vënë në dukje edhe problematikat, që kanë cenuar eficensën e sistemit gjyqësor.  

Raporti bën thirrje për përmirësim të ritmit të procedurave të vetingut, pa dëmtuar cilësinë e procesit, si dhe rritje të eficensës dhe transparencës në gjykata dhe prokurori.

Pavarësimi dhe paanshmëria kërkojnë mbështetjen e duhur financiare dhe autonomi buxhetore, për të mundësuar funksionalitet të plotë, aftësi vetë-rregulluese dhe për të mos lejuar asnjë cënim, nga asnjë degë e pushtetit.

Ajo që nuk duhet të harroni sa herë gjendeni përballë një vendimmarrje, të lehtë apo të vështirë, është që Gjykata Kushtetuese është Kurora e Demokracisë së një vendi dhe Rojtarja e Paqes Sociale”, tha ndër të tjera Begaj.

Të fundit