Flash News

E-TJERA

Apeli i Begajt për 14 majin: Ushtroni të drejtën e votës, partitë të mos shpërfillin qytetarët

Apeli i Begajt për 14 majin: Ushtroni të drejtën e votës,

Presidenti Bajram Begaj i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë masivisht në votimet e 14 majit për të zgjehdur kryebashkiakun që do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

Begaj tha nga konferenca e përbashkët për shtyp me homologun polak Duda, se çdo qytetar duhet të votojë më 14 maj si një e drejtë kushtetuese që i takon çdo shqiptari.

Begaj shtoi se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe transparente, në mënyrë që të garantohet vota e çdo qytetari.

"Unë dua të bëj një thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, si e drejtë kushtetuese por edhe detyrim moral dhe qytetarët për kombin dhe për veten tonë. Çdo qytetar duhet ta ushtrojë të drejtën e votës. Administrata ka shumë rëndësi. Çdo faktor duhet të angazhohet që të kemi zgjedhje transparente, të lira dhe të ndershme. Ky është një detyrim që ia kemi qytetarëve shqiptarë, që ka të bëjë me standardin zgjedhor më të lartë”, tha Begaj. 

Sa i përket gjuhës dhe fjalorit denigrues, Begaj deklaroi se partitë politike nuk duhet të shpërfillin qytetarët ashtu siç bënë me thirrjet e tij për të mos përdorur retorika denigruese dhe armiqësore.

“Zgjedhjet janë një moment ky për procesin e integrimi evropian, Vetë zgjedhjet janë tregues i rëndësishëm i maturisë së sistemit tonë demokratik. 14 maji është sfidë për institucionet shqiptare, partitë poklitike dhe për vetë shoqërinë. Zgjedhjet nuk janë të partive politike por të të gjithë shqiptarëve. Unë shpresoj që partitë të mos shpërfillin qytetarët siç shpërfillën presidentin kur bëri thirrje që retorika të ishte qytetare, jo denigruese, jo armiqësore,. Të kishte përplasje idesh dhe mendim dhe jo me retorikë të panevojshme", u shpreh Begaj.

Të fundit