Flash News

E-TJERA

Begaj vizitë zyrtare në Azerbajxhan, në fokus ndërtimi i një rrjeti modern i gazifikimit në Shqipëri

Begaj vizitë zyrtare në Azerbajxhan, në fokus ndërtimi i

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ditën e sotme është nisur drejt Republikës së Azerbajxhanit, për një vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev.

Presidenti Begaj nesër do të pritet në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev, ndërsa në fokus të takimeve që do të zhvillohen, do të jetë bashkёpunimi dypalёsh, si dhe interesi i ndërsjellë nё ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri.

Gjithashtu, vend të rёndёsishёm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpërndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit.

Në përfundim të takimeve dy krerët e shteteve do të mbajnë deklaratat reciproke për media.

Të fundit