Flash News

E-TJERA

Begaj vlerëson kryebashkiakun demokrat: Bashkëpunimi politik në nivel lokal, mesazh i shkëlqyer

Begaj vlerëson kryebashkiakun demokrat: Bashkëpunimi politik në

Presidenti Bajram Begaj ka qenë për një vizitë në Shkodër, ku është pritur nga kryebashkiaku, Bardh Spahia. Begaj ka ndarë foto nga takimi, të cilin e konsideron shumë të mirë, me Spahinë dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak, Brisela Kadija.

Begaj vlerëson bashkëpunimin politik në nivel local. Sipas tij, ky është një mesazh i shkëlqyer i bashkimit të forcave për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e qytetit.

“Takim shumë i mirë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës z. Bardh Spahia si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak, znj. Brisela Kadija.

Vlerësoj bashkëpunimin politik në nivel lokal, një mesazh i shkëlqyer i bashkimit të forcave për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e qytetit”, shkruan Begaj.

Të fundit