Flash News
Goditet grupi i shpërndarësve të dr*gës, lëshohen 9 urdhër-arreste
Aksident në rrugën e Unazës, dy persona të plagosur
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Behar Bajri alias Bajrovic, është transportuar nga qelia në spitalin e burgut pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Bajri i cili është dënuar për vrasje po merr mjekim në spital dhe deri në rekuperimin e tij ai do të vëzhgohet nga mjekët por edhe gardianë të burgut.
Behar Bajri u ekstradua me 16 Nëntor 2023 nga Franca drejt vendit tonë.
Ai akuzohet se e vrau Fabiola Bajrin më 20 qershor 2002 në gjumë. Ata ishin të fejuar prej 3 muajsh, megjithëse Fabiola ishte e mitur.
Fejesa ishte bërë me aprovimin e familjes, ndërkohë që pas tri muajsh ai e ka rrëmbyer dhe e ka marrë në shtëpinë e tij. Sipas të dhënave, vrasja ka ndodhur pasi ajo i ka kërkuar leje për të shkuar diku. Bajri e ka refuzuar dhe ka patur përballë shpërthimin emocional të të miturës.
Po të njëjtat burime, sqarojnë se ai akuzohet se e vrau në gjumë me një plumb pas kurrizit. Pavarësisht se ngjarja u raportua si vetëvrasje, e gjithë Shkodra bën akuzues Behar Bajrin. Pas vrasjes ai iku nga Shqipëria, e po ashtu edhe familja e të resë.
Ata ndiheshin të kërcënuar nga Bajri i cili iu kishte thënë se nëse nuk do të largoheshin, atëherë ai do t’i vriste. Vrasja e të miturës u zbulua nga pozicioni i plumbit që kishte marrë, që ishte poshtë parakrahu. Ndërkohë që pistoleta, e gjetur në banesën e Bajrit, rezultoi se ishte arma e përdorur në vrasjen e Fabiolës dhe Arben Tuzit.