
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shtypi i ditës/ "5 milionë lekë për një fshat, kapen në flagrancë 2 militantë të PS", "Ndërhyrje amerikane"
Vrasja në Elbasan, Rama: Forcat paramilitare ndaluan makinën, është e filmuar
Përplasja në Elbasan, Basha zbardh ç’ka dëshmuar Arbër Paplekaj në polici: Nuk ishte në dijeni nëse kishte kryer vrasje
Behgjet Pacolli reagon për Aeroportin e Vlorës: Do të jetë investim me qindra mln €
Politikani i njohur kosovar, Behgjet Pacolli, ka reaguar për herë të parë publikisht pas shpalljes së kompanisë së tij, “Mabetex International” si fituese për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli falenderon qeverinë për mundësinë, teksa shkruan se për të është një privilegj ky besim që i është dhënë.
Biznesmeni shprehet më tej se vlera e investimit për këtë projekt shkon në qindra milionë euro, dhe sipas tij ky është investimi më i madh i një kompanie private në rajon vitet e fundit.
Postimi i Pacollit:
Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë.
Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim.
Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri.
Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare.
Në fakt,
Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.
Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit.
Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.
Vlera e investimit është e madhe.
Në fazen e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona €.
Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit.
Të fundit



Çështje ligjore kundër AstraZeneca-s, BE hedh poshtë pretendimet
23 Prill 2021, 09:41
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
23 Prill 2021, 09:34

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Prill 2021, 09:18


Duka: Fushata s'ka qenë e egër, rezultati në Durrës del 8-6
23 Prill 2021, 08:49

Rrebeshe shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
23 Prill 2021, 08:12

Çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
23 Prill 2021, 08:01

Make-up artisti që "shndërroi" Najada Çomon: Ka qenë gjithmonë e guximshme
22 Prill 2021, 22:55
Hasani: Basha ka stil të pandryshuar, Rama godet gjithmonë me look-un e tij
22 Prill 2021, 22:48
Gaba: Rama pas 8 vitesh ka një mbi ofertë në veshje dhe ngjyra, tregon ngecje
22 Prill 2021, 22:44


Pse nuk i del Rama në debat? Basha tregon arsyen
22 Prill 2021, 22:37
Vrasja në Elbasan, Rama: Forcat paramilitare ndaluan makinën, është e filmuar
22 Prill 2021, 22:21

