Flash News

E-TJERA

“Bëhu avokatja e njerëzve, qëndro grua e qetë”, Floriana Garo rrëfen këshillat që i ka dhënë Berisha

“Bëhu avokatja e njerëzve, qëndro grua e qetë”,

Drejtoresha e Komunikimit në PD, Floriana Garo ka rrëfyer se cilat janë këshillat që i ka dhënë kreu i PD, Sali Berisha kur u bë pjesë e lëvizjes së ish kryeministrit.

E ftuar në emisionin Rudina në tv Klan, Garo tha se ka marrë prej Berishës disa këshilla të vlefshme për rrugëtimin e saj politik.

“Ai më ka dhënë disa këshilla që unë mundohem t’i kem parasysh gjithmonë. Mbi të gjitha, ka thënë që nëse do të jesh në politikë, ti duhet të bëhesh avokatja e njerëzve, pra t’i mbrosh ata, t’i mbrosh të gjitha dëshirat dhe synimet e tyre dhe kur ata janë të pambrojtur, ti duhet të jesh aty për të folur dhe për të luftuar për ta.

Dhe krahas saj, të qëndroj grua e qetë në debate televizive, ishte kënaqësi kur e dëgjova nga zoti Berisha këtë gjë”, u shpreh Garo.  

Të fundit