Flash News

E-TJERA

"Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë", zyrtari i EULEX shkel rregullat: Kështu parkoj në Kosovë

"Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë",

Një video në Twitter, ku një zyrtar i EULEX parkon keq makinën, është bërë virale në rrjetet sociale.

Përveç faktit që ka parkuar, keq, edhe deklarata e zyrtarit është kritikuar shumë, i cili ka thënë se këtë gjë e bën sepse është në Kosovë.

Sipas pamjeve të publikuara kudo në rrjetet sociale, shihet se zyrtari i EULEX-it ka parkuar makinën e tij në një pjesë që nuk është e dedikuar për parkim.

"Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë",

Në video dëgjohet se qytetari duke e pyetur zyrtarin nëse vepron njësoj në vendin prej nga vjen.

“A mund të ju pyes nga jeni? A e parkoni kështu veturën në vendin tuaj”, dëgjohet duke thënë qytetari i cili filmoi ngjarjen.

Ndërkaq, zyrtari i EULEX-it i përgjigjet, duke thënë:

“Parkoj kështu në Kosovë”.

Pas këtij veprimi, EULEX ka reaguar duke dënuar veprimin e zyrtarit:

“Dënojmë fuqishëm sjelljen e pjesëtarit të EULEX-it, i cili është parë duke u parkuar në mënyrë të gabuar në Prishtinë. Sigurojmë se do t’i ndërmarrim masat përkatëse disiplinore. E falenderojmë qytetarin e Kosovës i cili me sjelljen e tij të përgjegjshme hodhi dritë mbi këtë rast.”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.

Kjo nuk është hera e parë që ndërkombëtarët sillen në mënyrë të pahijshme në Kosovë apo në Shqipëri, të cilët kritikojnë ashpër sjelljen tonë por nuk sillen siç këshillojnë/sugjerojnë apo kërkojnë, por i përshtaten mënyrës së jetesës këtu.

Ky është rasti tipik i "Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë".

Ky veprim nga ana e zyrtarit është kritikuar mjaft në rrjet, përgjigja e tij akoma më shumë.

Të fundit