Flash News

E-TJERA

Bejtja: Me qëndrimet e tij, Kurti po i prish planet Ramës e Vuçiçit

Bejtja: Me qëndrimet e tij, Kurti po i prish planet Ramës e

Gazetari Andi Bejtja ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po i reziston të gjitha situatave agresive të adresuara nga Serbia.

Sipas Bejtes, i ftuar në Syri tv, Rama nuk e ka aspak të vështirë të shesë Kosovën, kur Shqipërinë e tij e ka shkatërruar.

Një njeri që do të ndihmojë vëllanë e vet, që e ka edhe për detyrë që është dhe në interes të kushtetutës, nuk është kjo mënyra për të vepruar, për të dalë në konferenca të befasishme shtypi , të japësh disa pika që nuk i thotë se as kush janë. Kjo është thjeshtë për të bërë shoë dhe për të futur hundët për të vazhduar rrugët të bëhet beu i Ballkanit. Është e qartë që Albin Kurti po i prish punë të dyve.

Ajo çka dimë është kjo që është një lider i cili po i reziston këtij ndryshimi  që ka ndodhur me Serbinë  dhe një lider tjetër i cili i shkon për shtat këtij ndryshimi me sy mbylluar, për tu bërë siç ka bërë e herë të tjera . Rama mori armët kimike për tu bërë lider i plotfuqishëm këtu. U bë lider i plotfuqishëm për të mos kërkuar hesap për asgjë, shkatërrojë demokracinë, e jo më të mos punoka kundër Kosovës për tu bërë beu i Ballkanit. Albin Kurti po reziston”, tha ai.


 

 

 

 


 

 


 

Të fundit