Flash News

E-TJERA

Bekim Balaj firmos me Vllazninë për 3 sezone

Bekim Balaj firmos me Vllazninë për 3 sezone

Futbollisti i kombëtares, Bekim Balaj është lojtari më i ri i Vllaznisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë skuadra shkodrane.

Balaj do të mbajë fanellëen kuq e blu për tre 3 sezone. Sulmuesi i njohur ka luajtur më parë edhe për Tiranën, por edhe për Sparta Prague, HNK Rijeka apo edhe Sturm Graz.

Lëvizja e tij ishte përfolur kohët e fundit, por marrëveshja është finalizuar pasditen e sotme.

“Klubi i Futbollit Vllaznia në përmbushje të objektivave sportiv, njofton se ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit për 3 sezone sportive, me lojtarin e Kombëtares shqiptare Bekim Balaj. MIRË SE VJEN BEKIM BALAJ!” – shkruan klubi shkodran.

Të fundit