Flash News

E-TJERA

Bektashinjtë në Turqi: Projekti (Rama), kurth që shtetet imperialiste të përfitojnë nga besimi alavit

Bektashinjtë në Turqi: Projekti (Rama), kurth që shtetet

Shteti Bektashi, që kryeministri Rama planifikon ta ndërtojë në Shqipëri, ka ngjallur debate e polemika sa i përket planit dhe qëllimit të cilit do t’i shërbejë.

Opinioni publik e sheh me skepticizëm krijimin e një shteti sovran të tillë, që edhe pse sipas Ramës synon të promovojë tolerancën fetare, për opinionin e gjerë nxit konflikte dhe debate fetare.

Së fundmi, bektashinjtë në Turqi kanë reaguar ndaj deklaratës së Ramës. Për "Türkiye Today", lideri i lartë bektashi, Haci Dursun Gumusoglu, me urdhër të kreut të lartë të bektashinjve, Ali Hayar Ercan, ka deklaruar se një projekt i tillë, është ‘kurth’ që shtyn shtetet imperialiste të përfitojnë nga besimi alavit.

“Duke ndjekur traditën që ka vazhduar me shekuj, kreu i bektashinjve duhet të banojë brenda kufijve të Turqisë. Projekti (Rama) duket të jetë një kurth në mënyrë që shtetet imperialiste të mund të përfitojnë nga besimi alavit”, ka deklaruar lideri i lartë bektashi.

 

Të fundit