Flash News

E-TJERA

Beleri kërkesë burgjeve të marrë pjesë në mbledhjen e Parlamentit Europian më 15 korrik

Beleri kërkesë burgjeve të marrë pjesë në

Fredi Beleri, i zgjedhur eurodeputet nga qelia, ka kërkuar nga Drejtoria e Burgjeve shqiptare që të lejohet të shkojë fizikisht në mbledhjen e Parlamentit Europian, që pritet të zhvillohet më 15 korrik.

Beleri ishte në mesin e 7 kandidatëve fitues të partisë Demokracia e Re e Kyriakos Mitsotakis në Greqi. 

Beleri tashmë e ka humbur mandatin e tij si kryebashkiak i Himarës, ndonëse nuk arriti që të kryejë betimin.

Ai ndodhet në burg në Shqipëri, pasi u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të kaluar, nën dyshimet për blerje votash.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar atë me dy vjet heqje liri, ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit.

Të fundit