Flash News

E-TJERA

Beleri kërkon lirinë, gjykata shqyrton sot kërkesën

Beleri kërkon lirinë, gjykata shqyrton sot kërkesën

Kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri i arrestuar për shit-blerje votash para zgjedhjeve të 14 majit, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.

Avokati i Belerit, Geni Gjyzari për ndryshim të masës së sigurisë i ka dërguar rekurs Gjykatës së Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së lartë.

Ndërkohë sot në orën 14:00 pritet që të shqyrtohet kërkesa e avokatëve të tij mbrojtës, në Gjykatën e Shkallës së parë nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj.

Kujtojmë që Beleri u arrestua dy para zgjedhjeve të 14 majit për blerje të votave.

Bashkë me të është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi, të çilit iu zëvendësua masa e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Të fundit