Flash News

E-TJERA

Beleri kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Do ta çoj çështjen në Strasburg

Beleri kundërshton vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Do ta çoj

Eurodeputeti Fredi Beleri ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që të mos kalojë për shqyrtim padinë e tij ndaj vendimit të GJKKO për dënimin me dy vite burg për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Beleri kundërshtoi gjithashtu vendimet e Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë, të cilat konfirmuan dënimin fillestar të dhënë nga GJKKO.

Në një deklaratë për mediat, Beleri theksoi se vendimi i djeshëm legjitimoi korrupsionin e dëshmitarit nga policia dhe falsifikimet e prokurorisë, dhe njoftoi se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

"Nesër, në Gjykatën e Lartë, do të gjykohet çështja ime penale, dhe Kolegji Penal vetëm për pesë minuta do ta mbarojë shqyrtimin e saj, megjithëse vendimi i shkallës së parë është më shumë se 100 faqe. Nuk pritet ndonjë surprizë nga kjo gjykatë, pasi është e njëjta që kur unë ankohesha për cenimin e prezumimit të pafajësisë apo të drejtës për t’u zgjedhur, burgjet ishin më pak të mbushura dhe kishte vend për ata që ishin armiqtë e kryeministrit.

Gjykata Kushtetuese, me vendimin e shpallur dje nga mediat pranë kryeministrit, legjitimoi korrupsionin e dëshmitarit të policisë, fallsifikimet e prokurorisë dhe vendosi që kur krimet i bën policia dhe prokuroria, nuk ka ku ta gjesh drejtësinë, sepse shteti ka imunitet. Është e njëjta Gjykatë Kushtetuese që legjitimoi arrestimin tim në flagrancë, vetëm pse hëngrëm darkë në restorant, dhe që mbajti në paraburgim një njësitë vendore vetëm pse zgjedhja ime nga banorët e Himarës nuk i shkonte për shtat kryeministrit. Për këtë çështje, nuk po pres vendimin e Kushtetueses, por do të shkoj drejtpërdrejt në Gjykatën e Strasburgut, pasi provat për panevojshmërinë e pritjes i ka dhënë vetë Gjykata Kushtetuese", tha Beleri.

Të fundit