Flash News

E-TJERA

Beleri në burg, nënkryetari i KE-së: Pasoja për Shqipërinë, BE të reagojë

Beleri në burg, nënkryetari i KE-së: Pasoja për

Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas e ka komentuar me shqetësim burgosjen e Fredi Belerit, i cili u zgjodh kryebashkiak i Himarës në zgjedhjet e 14 majit.

Media greke eKathimerini shkruan se në një letër drejtuar komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, Schinas thotë se Shqipëria, e cila kërkon hyrjen në BE, duhet të përballet me pasoja nëse kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri vazhdon të pengohet të marrë detyrën.

Burgosja e tij, thotë nënkryetari i Komisionit Europian, është një shkelje e procesit të rregullt ligjor dhe mund të interpretohet si një përpjekje për të frikësuar votuesit.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian, nuk mund të qëndrojë dhe të lejojë shkelje të tilla pa reaguar. Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për kryebashkiakun e Himarës.  


 

 

 

Të fundit