Flash News

E-TJERA

Beleri për "Associated Press": Gjyqësori në Shqipëri është krahu i zgjatur i politikës

Beleri për "Associated Press": Gjyqësori në

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri ka folur për Associated Press, për zgjedhjen e tij si eurodeputet dhe burgosjen në Shqipëri.

“Unë e di se (zgjedhja ime) do të ndihmojë në vënien në qendër të vëmendjes mbi një problem madhor me të cilin përballet Shqipëria, që është shteti i së drejtës,” tha Beleri për Associated Press në një intervistë telefonike të enjten nga burgu.

Burgosja e Belerit përkeqësoi marrëdhëniet midis fqinjëve ballkanikë. Më 9 qershor Beleri u zgjodh për të përfaqësuar Greqinë anëtare të BE-së në Parlamentin Evropian.

Beleri është shprehur se drejtësia në Shqipëri orientohet nga politika.

“Këtu, gjyqësori është krahu i gjatë i politikës,” shtoi ai. “Unë mendoj se këto probleme duhet të vihen në pah – mungesa e respektit për të drejtat e pakicës etnike greke, siç është e drejta e pronës … dhe për t’u qeverisur nga njerëzit që ai zgjedh.”

Zgjedhja e Belerit si eurodeputet nuk është unike. Një aktiviste e majtë italiane e mbajtur në paraburgim në Hungarinë anëtare të BE-së u lirua pas zgjedhjes së saj në Parlamentin Evropian në fletën e votimit të një partie italiane.

Anëtarët e legjislaturës gëzojnë imunitet të konsiderueshëm ligjor nga ndjekja penale brenda 27 shteteve të BE-së, madje edhe për krimet e supozuara të kryera para zgjedhjes së tyre. Por Shqipëria nuk është anëtare e BE-së dhe ndryshe nga Beleri, deputeti i ri italian i Parlamentit Europian nuk ishte dënuar në gjykatë.

Nuk kisha ndërmend të hyja në politikë në Greqi, ishte për shkak të nevojës për të nxjerrë në pah këtë problem të madh,” tha Beleri. “Kushdo që më njeh e di me siguri se do të preferoja të isha kryetar bashkie”.

Athina e përshkroi ndalimin dhe gjyqin e Belerit si të motivuar politikisht dhe la të kuptohej se perspektiva e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në BE do të vuante.

Të fundit