Flash News

E-TJERA

Beleri për mediat greke: Rama kontrollon të gjitha pushtetet, më pengoi të merrja detyrën e kryebashkiakut

Beleri për mediat greke: Rama kontrollon të gjitha pushtetet, më

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka krijuar një “grusht shteti” për të mos lejuar atë të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë.

Në një intervistë për median greke Alpha TV, Beleri ka thënë se Rama duke kontrolluar gjyqësorin nuk e lejoi të drejtojë Bashkinë e Himarës.

“Qëllimi im ishte të merrja detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës. Duke qenë se regjimi shqiptar dhe zoti Rama kontrollojnë gjyqësorin dhe pothuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri, ata nuk më lejuan të marr përgjegjësitë që më caktuan nga Himara, duke bërë një grusht shteti”, tha Beleri.

Beleri theksoi se që kur mori postin e kryeministrit në vitin 2013, Rama kishte “ndarë grekët që jetojnë dhe veprojnë në Shqipëri në të mirë dhe të këqij, në vartës dhe armiq”.

"Në asnjë moment nuk kam menduar të bëj kompromis me regjimin shqiptar apo të pranoj një zbritje në atë që besoj. Lufta jonë është e drejtë dhe ne do të fitojmë në fund," tha ai.

Në të njëjtën intervistë, Beleri e cilësoi kandidaturën e tij me Demokracinë e Re për Parlamentin Evropian si një “detyrim të madh” dhe një “nder të madh” që i është bërë nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

“Më jep forcë dhe kurajo të vazhdoj luftën time për të mbrojtur të drejtat e popullit të Himarës dhe të gjithë komunitetit grek në Shqipëri”, tha ai.

Të fundit